24. Mai 2018

Anita Haradinaj merr nënshtetësi shqiptare, publikon fotografinë e pasaportës në InstaStory

Anulimi i vizës amerikane të kryeministrit të Kosovës, ka qenë tema më e diskutuar në media gjatë kësaj jave.

U përfol se pas kësaj, ai u drejtua për të marrë nënshtetësi shqiptare, e një gjë të tillë duket se e ka bërë bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj.

Prezantuesja e lajmeve në RTK ka hedhur sot në InstaStory një fotografi, ku shfaq pasaportën e Shqipërisë, me çka ka treguar se ka marrë këtë nënshtetësi.

Me këtë, ajo ka treguar se ka të drejtë e të lëvizurit lirshëm në shtetet e BE-së dhe Zvicër, gjë e cila me pasaportë kosovare është ende e pamundur, si shkas i mos-liberalizimit të vizave.

Përderisa vendosi që një imazh të tillë ta ndajë me fansat, Muçaj-Haradinaj ka treguar gëzimin që ka përjetuar me pranimin e nënshtetësinë së re.