16. August 2018

Çfarë po ndodh mes Shkurtes dhe Sabriut? Kuptojeni tani

Shkurte Fejza dhe Sabri Fejzullahu ani pse në zhanre të ndryshme, ata mbesin ikonat e muzikës dhe skenës sonë, shkruan “Kosovarja”.

 

Këngëtarët në fjalë kanë qenë dhe do mbesin gjithnjë në zemrat e publikut shqiptar të Kosovës dhe më gjerë. Këngët e tyre shumë herë janë shndërruar në “Himne”.

Marrim shembull këngën e Shkurtes “Oj Kosovë oj nana ime”, e cila ishte si një “Himn” në vete për shqiptarët e Kosovës vitet e paraluftës, por që edhe në ditët e sotme kjo këngë sjell një emocion të veçantë kur e dëgjon. Gjithashtu edhe shumë këngë të tjera që nuk mund t’i dëgjosh e të mos ngjallet brenda teje patriotizmi dhe atdhedashuria.

E në anën tjetër Sabri Fejzullahu i cili më shumë ka pas këngë ritmike dhe të dashurisë, mund të themi lirisht se edhe ai ka hite të cilat nuk vdesin kurrë ashtu sikurse hitet e Shkurtes, por që ndryshojnë në zhanër. Edhe Sabriu ka këngë të cilat vërtet mund t’i quajmë “Himne” sidomos “Himn” dashurie, kur është fjala te kënga “Pranvera në Prishtinë”, këngë e cila është me të vërtet një vulë në vete.

Por, dyshja në fjalë edhe pse pëlqehen shumë nga masa, përveç bashkëpunimit që kanë pas vite më parë, me këngën “Sërish vjen marsi” ku protagonist ishin: Shkurte Fjesza, Sabri Fejzullahu, Ilir Shaqiri e Shyhrete Behluli, më nuk kanë pru ndonjë projekt së bashku.

E së fundmi po qarkullon një foto nëpër internet, ku shihen bashkë Shkurta dhe Sabriu. Kjo foto duket sikur e re, por nuk dihet nëse është e ndonjë takimi për bashkëpunim mes tyre apo ndoshta vetëm kanë shkrepur këtë foto që ta kenë si kujtim.

Si do që të jetë, i mirëpritur është një bashkëpunim mes dy gjigantëve të skenës muzikore./Kosovarja/