18. April 2019

Dafina Zeqiri me një fotografi ku shfaqet e zhveshur, falënderon fansat për mbështetjen

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të re “A e man n’men”.

Kënga është pritur mirë nga publiku dhe këtë e tregojnë edhe shifrat e larta të klikimeve që ka marrë në kanalin YouTube.

E për gjithë këtë ajo ka një falënderim për fansat e saj të shumtë, të cilët ia mundësuan që të gëzojë këtë sukses.

Dafina ka publikuar për ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të realizuar gjatë xhirimeve të klipit të fundit.

Në këtë imazh, këngëtarja shqiptare shfaqet e zhveshur teksa vë në pah linjat e saj atraktive.

Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që ma dhuroni çdo moment”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë pëlqimet, komentet e shumta nga fansat dhe përgëzimet për suksesin e saj nuk kanë munguar.