19. September 2018

Deputeti Milaim Zeka: Horë u bëmë në 10 vjetor të pavarësisë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka mendon se festa për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës nuk u organizua siç duhet, duke thënë se “Kosova u bë horë, në dekadën e parë si e pavarur”.

Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Edi Rama dhe liderin e VV-së Albin Kurti.

Deputeti Zeka edhe dje, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar krerët e shtetit dhe deputetët, duke thënë se kur filluan të vijnë personalitetet e ftuara si mysafirë në seancën solemne, në sallën e Kuvendit ishin vetëm pesë deputetë.

“Ne 10 vjetor bash hore jemi ba

Seanca e Kuvendit ngjante me nje hallakame si ne ndonje stacion treni. Personalitete boterore kishin hyre brenda, nderkohe qe ne salle ishin vetem pese deputet. Deputeti shqiptar nga Suedia, Adnan Dibrani, ndihej teper i deshperuar: -Askush nuk u kujdes per mysafir. As t i dergonte ne ndonje vend turistik, ose ne Prekaz, ose ne rrenojat parahistorike…. kudo, pervec se mshel neper hotele qysh edhe ndodhi.

Edhe kongresistet amerikan shiheshin te zhgenjyer.

Filloi seanca. Kryetari Kadri Veseli, edhe po te ishte 30 vjet me pervoje spikeri lajmesh ne CNN, nuk do te arrinte qe ta drejtonte kete seance, pa asnje parapergaditje, pa asnje leter perpara. Ku ka me keq se sa Edi Ramen ta quaje “kryeminister te Kosoves”! Apo Lulit te PD-se qe ia harroi mbiemrin krejt dhe e thirri thjesht Kryetari i Partise Demoratike te Shqiperise, pauze, se garant ka mendu Sali Berisha, dhe tha : Zoteri Lulzimi.