E konfirmon ministri serb: Na u dorëzua në tavolinë letra për pranimin e Kosovës

Ministri i Financave i Qeverisë së Serbisë, Sinisha Malli, i cili është pjesë e delegacionit të Serbisë në Uashington, u ka thënë gazetarëve që Serbia, gjatë bisedimeve, “po lufton për çdo fjali dhe për çdo fjalë”.

“Temat ekonomike, është e dukshme që nuk janë përparësi, ashtu siç kemi pritur. Pika e dhjetë e listës që na është prezantuar, flet për njohjen e ndërsjellë, ndërkaq të 16 pikat janë politike dhe jo ekonomike, të cilat i kemi pritur”, tha Malli.

Ai vlerësoi që presioni ndaj delegacionit serb është “i madh”.

“Deri më tash, ky është propozimi më i keq që e kemi parë në historinë e bisedimeve tona me shqiptarët. Por, nuk do të sprapsemi dhe do të luftojmë”, theksoi Malli gjatë një deklarate për gazetarë para Shtëpisë së Bardhë.

Në pyetjen se a mund të pritet që takimet të vazhdojnë edhe nesër, Malli ka theksuar që lidhur me këtë nuk dëshiron të spekulojë.

***

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali, ka konfirmuar atë që kanë shkruar më herët mediat serbe, se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është vënë mvi tavolinë letra, ku në një prej pikave thuhet se duhet të vijë deri te njohja e përbashkët e dy shteteve: Kosovë – Serbi.

“Kemi pranuar një letër, që është më e vështira qëkur kemi nisur bisedimet pe Prishtinën. Ishin 16 pika në letër, e në 10 prej tyre nënkuptohet se duhet të ketë njohje reciproke. Nga 20 njerëzit në bisedime, jo vetëm shqiptarët, në çdo fjalë tonë ka reagime agresive”, ka thënë Mali, përcjell B92.net.

Sipas tij, shumë pak është folur për temat e ekonomisë.

“Pika 10 ka të bëjë me njohjen reciproke. Ka edhe tema ekonomike që kanë të bëjnë me infrastrukturën, autostradat, hekurudhat e të tjera”, ka shtuar ai./Botasot

Facebook Comments

Comments are closed.