18. Juni 2018

E veshur me fustan, Mimoza Shkodra tregon figurën trupore

Mimoza Shkodra i ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, ku ka vënë në plan të parë linjat e saja trupore.

Këngëtarja është shfaqur me një fustan, i cili ia vinte në pah figurën trupore.

Krahas një fotografie të publikuar, ajo e ka postuar edhe një video, në të cilën tregon në tërësi dukjen e trupit me fustanin që ka zgjedhur.

 

Mimoza ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime për dukjen e saj, si edhe shumë komente pozitive.

Ndërkohë, ajo e ka publikuar edhe një xhirim nga një mbrëmje muzikore të mbajtur në Milano, së bashku me partnerin e saj, Seldi Qalliu.

Në videon e publikuar në Instagram shihet çifti i njohur i estradës shqiptare duke interpretuar hitin e tyre, “Dashni”

Përmendim se ky duet, i cili është lansuar në muajin nëntor, deri më tani numëron mbi 17.6 milionë shikime në YouTube.