24. Mai 2018

Episodi i 122-të i “O Sa Mirë”: Mysafirë janë Ramiz Lladrovci dhe Adelina Ismaili (Video)

Është publikuar episodi i 122-të me radhë i serialit komik, “O Sa Mirë”.

Protagonistët kryesorë kujdesen që t’i argëtojnë shikuesit e shumtë të serisë.

Natyrisht se edhe “shkolla” më e famshme në vend është kapluar nga atmosfera festive, ndërsa gjithçka shoqërohet me humor.

Sasa dhe Xhesika vazhdojnë armiqësinë me njëra-tjetrën në gjithçka që bëjnë.

Mysafirë në këtë episod janë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe këngëtarja e famshme, Adelina Ismaili.

Për shikuesit e shumtë të kësaj komedie televizive, episodi i ri është publikuar në kanalin zyrtar të serialit.