25. Juni 2019

Era Istrefi më një pozë atraktive

Era Istrefi ka marrë vëmendjen e fansave të saj me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka pozuar në mënyrë joshëse, saqë vetë për disa minuta ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

Veshja që e ka zgjedhur për pjesën e sipërme, ekspozon pjesë të trupit të saj, duke mos e lënë askënd indiferent.

“Selfish” është titulli i njërës prej këngëve më të fundit që e ka sjellë Era për fansat e saj të shumtë në gjithë botën.


Bashkëpunimi me Dimitri Vegas dhe Like Mike është pëlqyer dhe numëron afro dy milionë shikime brenda tri javësh.