18. April 2019

Era Istrefi rikthehet në Prishtinë, pozon atraktive në të kuqe

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është rikthyer sërish në Prishtinë.

Pas disa javëve qëndrim në Los Angeles, ajo ka vendosur që të rikthehet në qytetin e saj të lindjes për tu takuar me familjarët, si dhe për të realizuar disa nga projektet e saj muzikore këtu.

Pak javë më parë, artistja shqiptare ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri ndërkombëtar, “Selfish”, me Dimitri Vegas dhe Like Mike.

Kënga është mirëpritur mirë nga fansat, gjersa Era për adhuruesit e muzikës së saj ka edhe një tjetër projekt befasi.

Bëhet fjalë për një këngë në shqip me motrën e saj Norën, të cilën ato do ta lansojnë së shpejti.

Ky bashkëpunim mes motrash duket të ketë qenë edhe arsyeja e ardhjes së Erës në Prishtinë.

Për fansat, këngëtarja Istrefi publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive veshur me tuta të kuqe.

Ajo ka pozuar pranë një bredhi, ndërsa komplimentet nga ana e ndjekësve për dukjen dhe linjat e saj nuk kanë munguar.