13. Dezember 2017

Heroskopi



Dashi

21.03-20.04
Ngarkesa në punë është shumë e madhe, por duhet të përdorni strategji të mirë për të mbijetuar. Nëse i merrni gjërat me stres nuk është zgjidhje në kohën kur jeni të vetëdijshëm për përgjegjësitë tuaja dhe sa shumë njerëzit mbështeten në ju. Jeni tip që i doni sfidat e reja, por këtyre ditëve do të keni shumë më shumë sesa që e keni menduar. Nëse disa detyra janë të vështira për ju, mendoni që t’i negocioni me dikë.

Demi

21.04-20.05
Planet tuaja nuk përkojnë me ato të një personi që keni dashur të ndani ditën së bashku. Mendimi i tij për idetë tuaja do t’ ju befasojë shumë. Për të mos prishur qetësinë ju i lejoni njerëzit të kenë mendimet e tyre. Çfarë të mire do të keni nga kjo? Vetëm sa do të detyroheni t’i lini mënjanë gjërat që me të vërtetë dëshironi t’i bëni. Njerëzit që keni përreth do të ndjejnë hezitimin tuaj dhe do ta keni të vështirë të bashkëpunoni në harmoni. Për këtë arsye, është më mirë të bëni kompromise.



Binjakët

21.05-20.06
Një punë ekipore do të jetë pjesërisht e suksesshme nëse jeni duke punuar me njerëz të gabuar. Një kërkesë për ndihmë e një personi ju ka bërë të kuptoni se ai mund të mësojë më shumë dhe po përpiqet për ta bërë këtë. Nëse jeni duke punuar me njerëz më të rinj se ju, sigurohuni që ata të mos marrin obligime që i tejkalojnë aftësitë e tyre. Dështimi mund të ndikojë edhe në sfidat e së ardhmes. Do ta keni më të lehtë nëse i vlerësoni si duhet aftësitë dhe dobësitë tuaja dhe të njerëzve me të cilët punoni.

Gaforrja

21.06-20.07
Koha e lirë dhe hapësira nuk ju duhen për veten tuaj, por sepse keni nevojë të mbushni bateritë. Keni investuar shumë në një punë ekipore ose personale dhe nuk është mirë të hiqni dorë tani. Megjithatë, është absolutisht e nevojshme të pushoni. Nëse nuk mund të merrni sot ditë të lirë, planifikoni ta bëni këtë për një të ardhme të afërt. Mos e kaloni kohën e lirë me familjen edhe shoqërinë, por vini veten në rend të parë. Gjatë mbrëmjes, relaksohuni duke shikuar yjet.

Luani

21.07-20.08
Jeni të gatshëm të bini pre e dëshirave të të tjerëve dhe t’i ndiqni nga pas. Por dini të shfrytëzoni situatën dhe ta ktheni në avantazhin tuaj. Dikush që ndodhet në këtë mes do të kuptojë sjelljen tuaj. Por nuk duhet t’u bindeni ideve të tyre vetëm sa për të ruajtur qetësinë. Veprimet tuaja do t’i impresionojnë të tjerët kur ata të kuptojnë se kush jeni. Nuk duhet t’ia lini në duar shoqërisë të përcaktojë gjërat tuaja.

Virgjëresha

21.08-20.09
Mund të jeni vetë forca për ndryshim dhe përmirësim, nëse kjo është rruga që doni të merrni. Puna me njerëz që kanë nevojë për mbështetje dhe kurajë për të ndryshuar disa qëndrime do t’ju japë një përmbushje të veçantë, sepse do të dini se jeni duke bërë diçka të vlefshme. Por duhet të keni kujdes, sepse ka njerëz dhe grupe që dëshirojnë të shfrytëzojnë zemërgjerësinë, altruizmin dhe ekspertizën tuaj.

Peshorja

21.09-20.10
Nuk ka rëndësi se sa konfuze janë ngjarjet, ju mund t’i përballoni me lehtësi. Sfida të reja janë para jush dhe suksesi i realizimit të tyre do t’ua bëjnë udhëtimin edhe më interesant. Shikoni mundësinë se si mund të përfitoni përmes orareve të reja dhe kjo iniciativë do t’ju sjellë rezultate pozitive. Një person me ambicie të njëjta nuk po arrin të ketë sukses dhe do të kërkojë ndihmën tuaj.



Akrepi

21.10-20.11
Duhet të keni një vështrim më të balancuar sa u përket financave duke kursyer më shumë. Paratë mund të shndërrohen në obsesion nëse lejoni që gjërat të shkojnë në ekstrem. Duhet të mendoni më shumë për pasojat dhe të refuzoni të blini gjëra që nuk i keni shumë të nevojshme. Një faqe e re monetare më shumë do të kthehet në favorin tuaj dhe do ta keni më të lehtë të menaxhoni. Deri atëherë mos e humbisni kohën duke bërë budallallëqe.

Shigjetari

21.11-20.12
Të gjitha lidhjet kanë vështirësitë e veta, por ju mund të bëni diçka për të ruajtur lidhjen tuaj. Nëse nuk pajtoheni me partnerin, në vend se të bëheni nervoz, është më mirë të gjeni kompromis. Pritjet e papërmbushura dhe zhgënjimet me sjelljet e tij mund të shkaktojnë fundin e lidhjes. Jo gjithmonë bëhet fjalë për barazi në marrëdhënie. Zakonisht njëri partner duhet të vihet në vend të parë.

Bricjapi

21.12-20.01
Jeni duke pritur shumë rezultatin e një situate që është plotësisht jashtë kontrolli tuaj. Ajo që mund të ndodhë ka ndikim edhe në të ardhmen tuaj, por ju nuk mund të bëni asgjë. Ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë. Gjërat do të përmirësohen kur të përfundojë kjo punë. Do të jeni të lumtur ose do të ndjeni se keni mundur të bëni edhe më shumë. Nëse nuk ia arrini këtë herë, përpjekja tjetër e juaja mund të jetë më e suksesshme. Jeta është e mbushur me suksese dhe dështime.



Ujori

21.01-20.02
Do të largoni dyshimin që keni pasur. Më në fund do të zbuloni pse partneri ose miku juaj ka qenë kaq diskret. Nëse jeni tip që pëlqeni befasitë, kjo do të jetë dita që do ta mbani mend për kohë të gjatë. Nëse jo, prapë duhet të tregoheni të kënaqur me atë që ka bërë partneri për ju. Fati juaj do të fillojë të marrë një kahe shumë më të mirë.

 

Peshqit

21.02-20.03
Jeni tip që shumë lehtë hutoheni dhe jo gjithmonë mendoni për atë që jeni duke bërë. Për këtë shkak, gjykimet tuaja rreth shpenzimeve të parave nuk do të jenë të mira. Përmbahuni nga veprimet e nxituara dhe bërja e ndonjë shopingu të panevojshëm. Merrni shembull nga njerëzit që menaxhojnë mirë financat dhe mos u ndjeni fajtor që keni kaq shumë pyetje në kokë për t’ua bërë.