13. Dezember 2017

Ivica Dacic frustrohet që Ramush Haradinaj e shpalli ditë pushimi 28 Nëntorin

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic ka reaguar ndaj vendimit të Kryeministrit haradinaj për të shpallur për 28 nëntor ditë pushimi në Kosovë. Por, Dacic ka thënë se Haradinaj e ka shpallë festë zyrtare Ditën e Flaumurit, e në fakt Haradinaj ka marrë vendim që këtë ditë vetëm të mos punohet.

Ministri i Jashtëm i Serbisë madje ka thënë se Serbia do të marrë masa ndaj kësaj duke thënë se Republika Srpska,ditën e pavarësisë së Serbisë, do ta shpallë festë.

“Haradinaj e shpalli ditë feste 28 Nëntorin ditën e flamurit të Shqipërisë. Kjo i bie që vitin e ardhshëm Republika Srpska do ta shpallë festë, Ditën e Republikës së Serbisë. Askush nuk tha asgjë rreth kësaj, pra ne do ta bëjmë këtë e jo vec të rrimë e të mos bëjmë asgjë” ka thënë ai.

Ndërsa 4 ditë më parë nëpërmjet një njoftimi Haradinaj “duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, ka vendosur që 28 Nëntorin, si ditë e shqiptarëve, ta shpallë ditë pushimi”

“Kryeministri Haradinaj e shpallë ditë pushimi 28 Nëntorin që njihet tradicionalisht si “Dita e Flamurit”, për t’i respektuar vlerat historike dhe kulturore si dhe traditat e mira familjare e shoqërore” thuhej në njoftim./zeri

 

Article Tags

Related Posts