I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka postuar disa fotografi të takimit me përfaqësuesit e dy shteteve në nivelin e ekspertëve, Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq
Diplomati sllovak ka shkruar se para takimit të liderëve është takuar me koordinatorët e Kosovës dhe Serbisë për të përfunduar çështjet që janë diskutuar në takimet e fundit, raporton Gazeta Express.Sot në Bruksel janë takuar sërish Kosova dhe Serbia në nivelin e ekspertëve të përfaësuar nga Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq.
Në kryeqytetin evropian do të takohen në fillim të shtatorit Avdullah Hoti dhe Aleksander Vuçiq për të vazhduar dialogun e niveli të lartë.
Ahead of the High-Level Meeting of the Belgrade-Pristina Dialogue in early September, I met again with the chief negotiators/coordinators in Brussels to work on finalizing the issues discussed during the last meetings. pic.twitter.com/dOACAmGJo2
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 27, 2020
Kryeministri kosovar dhe presidenti serb do të takohen më 4 shtator edhe në kryeqytetin amerikan me ftesë të Këshilltarit për Siguri Komëbtare të ShBA’së, Robert O’Brien./GazetaExpress/