Mësimi në të gjitha shkollat në Kosovë pritet të nis më 15 shtator

Kthimi i nxënësve në bankat shkollore ende mbetet në pikëpyetje. Janë dhënë mendime të ndryshme, nëse procesi mësimor duhet të nis më 1 Shtator apo eventualisht mund të ketë ndonjë ndryshim.

Në lidhje me këtë u diskutua edhe në në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, ku u shqyrtua dhe miratua vendimi për përkrahjen institucionale dhe financiare për fillimin dhe realizimin e suksesshëm të vitit shkollor 2020-2021.

Ndërsa janë prezatuar tre skenarë të ndryshëm, të mundshëm për organizimin e mësimit, sipas kushteve dhe situatave të ndryshme në institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë.

Por, Indeksonline mëson se ka gjasë reale që sot të vendoset për datën e fillimit të vitit shkollor, e datë e mundshme është 15 shtatori.

Ndryshe, një komunikim masiv për këtë proces është duke u zhvilluar në mes të Kryeministrit, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-ksë.

Pasi që për fillimin e mësimit thuhet se duhet bërë edhe një inspektim i të gjitha objekteve shkollore për të parë kushtet sanitare dhe hapësinore.

Kujtojmë që Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), po kërkon që viti i ri shkollor të shtyhet për 10 ditë.

IKSHPK në mënyrë ilustrative dhe disa mbishkrime, ka treguar ditë më parë se si do të zhvillohet mësimi dhe rregullat që duhet ndjekur si nxënësit ashtu edhe personeli.

Çdo nxënës thuhet se duhet të ketë maskë dhe ta mbajë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në shkollë.

Maska duhet të sigurohet nga vet nxënësi, por DKA/shkollat duhet të sigurojnë një fond rezervë për furnizimin me maska.

Prindërit duhet t’i informojnë fëmijët e tyre rreth bartjes së maskave dhe higjienës.

Personi që ka simptoma duhet të qëndrojë në shtëpi, pa marrë parasysh nësë është nxënës apo nga personeli i shkollës.

Duhet të respektohet edhe distanca prej 1.5 metra./Indeksonline

RUAJTJA E SHËNDETIT TÊ NXËNËSVE NË SHKOLLË!

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Sonntag, 23. August 2020

Facebook Comments

Comments are closed.