Milot Rashica thotë se ‘Dardanët’ janë gati për sfidën kundër Moldavisë

 

Kombëtarja e Kosovës është gati për ndeshje e ditës së enjte kundër Moldavisë.

Për ‘Dardanët’ nesër fillojnë ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku takohen ne Moldavinë në ‘Ennio Tardini’ të Parmës, duke filluar nga ora 20:45.

Skuadra ka kryer stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje, dhe Milot Rashica, ka dhënë se janë gati për testin e ditës së enjte.

“Gati për nesër”, ka shkruar Rashica në Facebook, duke i bashkëngjitur postimin edhe një fotografi.

Rashica do të ndihmoi Kosovën vetëm në ndeshjen ndaj Moldavisë, ndërsa do të mungojë kundër Greqisë.

Është Werder Bremen që nuk ka lejuar udhëtimin e Rashicës në Kosovë shkaku i rasteve të shumta me COVID-19.

Njëjtë ka bënë edhe disa skuadra tjera me futbollistët e Kosovës, me Bernard Challandes që duhet të bëjë shumë ndryshime për ndeshjen e dytë.

Facebook Comments

Comments are closed.