13. Dezember 2017

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq U dorzua Kosova ska UNESCO .

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq deklaroi se “nuk ka asgjë” nga anëtarësimi i Kosovës në UNESCO.

Ai ka deklaruar se tashmë afatet po skadojnë dhe Kosova po dorëzohet për këtë çështje, raporton Tanjug.

“Nuk ka asgjë, afatet po skadojnë, nëse do të donin Kosova do të aplikonte, kështu që ata kanë konsideruar se nuk duhet të synojnë. Ata janë dorëzuar tani”, tha Daçiq.




Ramush Haradinaj gjatë vizitës në Tiranë para disa ditësh, deklaroi se “nëse jo në këtë herë, në asamblenë tjetër Kosova do të anëtarësohet në UNESCO”.
Ndërsa zyrtarë tjerë qeveritarë, ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se a do të aplikojnë për anëtarësim në UNESCO apo jo.