13. Dezember 2017

Mogherini fton 6 kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Bruksel para Vitit të Ri?

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogerini, po planifikon të mbajë një takim me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor para fundit të vitit.

Takimi do të mbahet në Bruksel në formën e një darke pune, më shumë gjasë më 18 dhjetor, shkruan ‘Tanjug’, duke u thirrur në burime.

Një takim i ngjashëm është mbajtur në maj të këtij viti, po në Bruksel, me iniciativë të Mogherinit.