Në shtator mbahet takim përgatitor për konferencë me bizneset e diasporës shqiptare

Kryeministri Avdullah Hoti është takuar sot me presidentin e rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare, Nazar Mehmeti dhe sekretarin Ismet Smajli, me të cilët ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të bizneseve të diasporës dhe mundësive të investimit në Kosovë.

Ai me këtë rast ka bërë të ditur se në shtator do të mbahet një takim përgatitor për organizimin e një konference ndërkombëtare me të gjitha bizneset e diasporës shqiptare anembanë botës.

Hoti ndodhet për vizitë në SHBA, si pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës në bisedimet me palën serbe, me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell.

Postimi i plotë në Facebook:

Nder i veçantë ta takojmë Presidentin e rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare, z. Nazar Mehmeti dhe Sekretarin z. Ismet Smajli, ku diskutuam për thellim të bashkëpunimit në mes të bizneseve të diasporës dhe mundësive të investimit në Kosovë.

Programi i rimëkëmbjes ekonomike do të ofrojë mundësi më të mira investimi, por njëkohësisht do të ndihmojë dhe ofrojë siguri për sektorin privat.

U dakorduam që në Shtator të mbajmë takimin përgatitor dhe shpejt të organizojmë konferencën ndërkombëtare me të gjitha bizneset e diasporës shqipetare anë e mbanë botës.

#QeveriaHoti

Facebook Comments

Comments are closed.