23. Februar 2018

Pas një mungese, “Xhbanja” rikthehet në serialin “O Sa Mirë”

Seriali “O Sa Mirë” po vazhdon të korr suksese me shfaqje të episodeve të reja.

Pos ndryshimeve të ambienteve dhe me një staf edhe më të mirë, seriali herë pas here po sjell edhe aktor të ri.

Por, ka dy muaj që nuk e kemi parë në rolin e saj aktoren Arjola Demirin, e cila ishte larguar përkohësisht prej kastës së aktorëve.

Megjithatë, producenti i serialit Fisnik Vejsa ka konfirmuar për Telegrafin rikthimin e aktores që më mirë e njihet si “Xhbanja”.

“Po është e vërtetë që aktorja do të kthehet në serial. Atë do ta shihni në episodin e dhjetë të sezonit të ri, gjë që i bije të dielën e ardhshme”, ka thënë Vejsa.

Theksojmë së fundi serialit i janë bashkuar edhe disa aktorë të ri, të cilët kanë bërë për vete publikun shqiptar.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar për çdo risi që do të sjell seriali.