16. August 2018

Pas plagosjes me armë zjarri, vdes Oliver Ivanoviq

Lideri i iniciativës qytetare „Liria, Demokracia, Drejtësia“ SDP në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP. Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje.

Derisa Gazeta Metro raportoi se Oliver Ivanovic, i dyshuar dhe gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës, është vrarë para pak minutash në pjesën e Mitrovicës ku jetonte./zeri.info