24. Februar 2018

Qumili publikon fotografinë e vizës amerikane, thumbon kryeministrin Haradinaj! (Foto)

Vazhdon të komentohet anulimi i vizës amerikane të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Aktori Çun Lajçi ditë më parë doli me një status në Facebook ku e mbështeti kryeministrin, ndërsa kritikoi të gjithë ata që u morën me këtë çështje, e cila sipas tij është personale për të.

E së fundmi, ka qenë një tjetër aktor i njohur i cili ka vendosur të komentojë pak këtë çështje, por në mënyrë satirike.

Aktori i njohur nga Gjakova, Sevadi Radogoshi, i njohur për publikun si Qumili, ka publikuar në rrjetin social Instagram, një fotografi të vizës së tij amerikane.

Kush don viz Amerikane 😁 E qes tender 😂😂😂

A post shared by Sevdai Radogoshi (@sevdairadogoshii) on

“Kush don vizë, e qes në tender”, ka shkruar ai me satirë në mbishkrimin e fotografisë, gjë që ka lënë të kuptohet se është një mesazh i qartë për ngjarjen rreth Haradinajt.

Të shumtë kanë qenë edhe komentuesit, të cilët gjithashtu me shaka kanë shkuar në komentet e fotografisë.