18. Juni 2018

Rita Ora konfirmon performancën me Liam Payne në Brit Awards

Vetëm katër ditë pas performancës në Prishtinë, Rita Ora do të duhet që të zhvillojë performancën më të rëndësishme në karrierë.

Bukuroshja nga Prishtinai do të performojë për herë të parë në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, Brit Awards.

Dhe, ajo në këtë ceremoni do të performojë me Liam Payne, yllin tjetër të muzikës britanike me të cilin realizoi klipine fundit “For You”.

Kënga është pjesë e serisë romantike të filmave, “Fifty Shades Freed”.

Performanca e Ritës do të realizohet më 21 shkurt në Brit Awards, vetëm katër ditë pas performancës para 300 mijë adhuruesve në Prishtinë ku Rita festoi 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni pritet të performojë edhe Dua Lipa, e madje Dua është e nominuar për dy çmime.