‘Rose’ tregon si e kanë bullizuar pas rolit te “Titanic”: Ishte e tmerrshme…

Spread the love

“Titanic” është një nga filmat më të preferuar nga të gjithë. Ky film ju dha një famë mjaft të madhe

Dy protagonistëve të tij, Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio, të cilët luanin rolin e Rose dhe Jack. Të paktën kështu është dukur në sytë e publikut, sepse për Kate fama që mori nga filmi nuk ka qenë fare e bukur dhe e magjishme.

Së fundmi aktorja ka rrëfyer se pas debutimit në film është bullizuar dhe kjo e ka bërë të ndihet shumë keq.

“Ishte si dita më natën dhe ndryshimi ndodhi shumë shpejt. Shtypi britanik u tregua shumë i keq me mua. Ndihesha shumë e bullizuar, të them të drejtën. Më kujtohet teksa mendoja, ‘Okay, kjo është e tmerrshme, por do të kalojë’. Dhe sigurisht që kaloi, por më bëri të mendoja se nëse fama do të ishte e tillë nuk do e doja fare. Nuk e meritoja mënyrën si më trajtuan”-ka rrëfyer Kate në një intervistë për ‘WTF with Marc Maron’.

Aktorja ka shtuar se në kohën kur “Titanic”-u u publikua, në vitin 1997, ajo ishte ende duke mësuar se si të aktronte dhe e ndjente se nuk ishte ende gati të bënte punë të mëdha në Hollyëood.

“Ishte një përgjegjësi e madhe. Unë nuk doja të bëja gabime, doja të isha aty për një kohë të gjatë”– ka thënë Kate.


Spread the love

Facebook Comments

Comments are closed.