13. Dezember 2017

Shaqiri lë të hapur mundësinë që të luajë për Kosovën

Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka lënë të hapur mundësinë që një ditë të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Pak ditë pasi ai dhe Zvicra mposhtën Shqipërinë në ndeshjen e parë të Euro 2016, mediat zvicerane raportojnë se Shaqiri nuk ka dhënë përgjigje definitive për të ardhmen e tij sa i përket kombëtareve.

Sipas “Bluewin” dhe “20min”, Shaqiri ka lënë gjithçka të hapur kur është pyetur për të ardhmen e tij.

Kjo është një pjesë e intervistës e botuar në mediat zvicerane:

Gazetari: Granit Xhaka ka zgjedhur të luajë gjithmonë për Zvicrën, ndërsa Kosovës i është lejuar të luajë ndeshje zyrtare. Është koha që të marrim një qëndrim të qartë nga ju?

Shaqiri: Po ua kthej me pyetje: Si do të përgjigjeshit ju nëse trajneri i Kosovës ju thërret dhe ju thotë se ju jeni kapiteni i ardhshëm i Kosovës?

Gazetari: Pra çështja mbetet e hapur?

Shaqiri: Nuk kam marrë një thirrje të tillë. Ende nuk kam vendosur asgjë. Jam i fokusuar në Euro. Jam duke e veshur fanellën e Zvicrës. Do të jap gjithçka për ekipin e Zvicrës, siç kam bërë gjithmonë. Nuk kam çfarë të bëj më shumë, apo jo?

Article Tags

Related Posts