19. Juli 2019

Si gënjyen Thaçi e Beqa? Del një tjetër video nga vija e frontit, ku Anton Quni dhe Agim Ramadani vranë 26 paramilitarë serbë

Pasi Hashim Thaçi dhe deputeti Hajdar Beqaj akuzuan deputetin e LDK-së Anton Qunin se s’ka qenë kurrë në luftë dhe në fronte, videot e shpërndara që tregojnë të kundërtën e kësaj nuk kanë të ndalur.

Së fundi, është publikuar një tjetër video nga lufta në Kosharë. Aty nën komandën e Agim Ramadanit dhe Anton Qunit, kishin shkatërruar dy mjete dhe kishin vrarë 26 paramilitarë serb.

Kur Komandant Anton Quni dhe Komandant Agim Ramadani ishin ne vije te frontit! Ne kete aksion u shkatrruan dy tanke dhe u vrane 26 paramilitare serb.Te fala “Komandanteve” te Rognerit! Shperndajeni

Gepostet von LDK per Kosoven am Freitag, 26. April 2019

Gazeta “Bota sot”, edhe ditën e djeshme publikoi një video-incizim nga Beteja e Koshares, nga e cila demantohej presidenti Thaçi dhe deputeti Beqa për deklarimet e tyre të fundit ndaj deputetit Quni.