19. Juli 2019

Tayna së shpejti me këngë të re, shfaqet atraktive nga xhirimet

Reperja e re Tayna duket se nuk po ndalet në aspektin e prurjeve të reja muzikore.

Javë më parë, ajo publikoi këngën e saj më të fundit “Ring Ring”, e cila siç është shprehur ajo, është autobiografike.



Ndërkohë, Tayna duket se i është futur punës për këngën e re, të cilën do ta sjellë së shpejti për fansat e saj.

Këtë gjë e bëri të ditur teksa në Ditën Ndërkombëtare të gruas, publikoi një fotografi mes vajzash, ku shkruante në mbishkrimin e saj “Urime 8 marsi”.

“Vjen së shpejti”, ishte një tjetër përshkrim që ajo i kishte vënë fotografisë, duke bërë kështu të ditur se në këngën e re ajo do t’i këndojë fuqizimit të gruas.

Duket se për këtë projekt kanë nisur edhe xhirimet e klipit, dhe reperja duket mjaft atraktive mes mikeshave të saj, teksa pozon si një bionde joshëse.

Debutimin në muzikë, Tayna e pati vitin e kaluar, ku për një periudhë shumë të shkurtër, arriti të ngjitet në majat e tregut vendor, duke u bërë shumë e pëlqyeshme për publikun.