25. Juni 2019

Violeta Kukaj i këndon Hamëz Jasharit

Violeta Kukaj ka kohë që nuk kishte sjell ndonjë këngë të re për fansat dhe muzikdashësit.

Ajo gjatë ditës së djeshme ka publikuar një projekt mjaft të veçantë teksa i dedikohet Hamëz Jasharit, i cili ka ardhur pikërisht në 21 vjetorin e rënies historike të familjes Jashari.

Edhe kënga titullohet sipas heroit të vendit tonë gjersa e ka shoqëruar edhe me video të realizuar në Prekaz.

Këngëtarja ndër të tjerash paraqitet me uniformë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjersa për anën vizuele është përkujdesur produksioni Redmedia.

Theksojmë se tekstin e këngës e ka shkruar Rexhep Hasani gjersa për muzikën u kujdes Naim Gjoshi dhe orkestrimin e ka bërë Xhevdet Gashi.

Këngëtarja edhe më herët ka sjellë projekte patriotike, ndër të cilat veçohet “Ai është gjallë”, të cilën ia ka dedikuar Adem Jasharit.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimet tradicionale të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”