13. Dezember 2017

Vojvoda: Për tri pikë ndaj Ukrainës

Mërgim Vojvoda ka bërë të ditur për KosovaPress se tani të gjithë lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës kanë arritur nga klubet e tyre, dhe është duke u përgatitur një lojë sa më e mirë kundër Ukrainës, në mënyrë që të arrihet fitorja e parë e përfaqësueses së Kosovës.
“Atmosfera në klub është shumë e mirë. Tani na janë bashkuar të gjithë lojtarët, edhe ata të cilët kanë pasur lojë para dy ditësh. Jemi duke përgatitur lojën sa më mirë dhe me mujt me i marr tre pikë për herë të parë”, ka thënë Vojvoda. /KosovaPress/