13. Dezember 2017

Xhaka në mbështetje të Bytyqit

Sinan Bytyqi e mori vendimin e rëndë për ta lënë karrierën para kohe për shkak të problemeve shëndetësore, shkruan zeri.info.

Megjithatë tashmë ish-futbollisti kosovar ka marrë mbështetje të madhe nga njerëz të ndryshëm në botën e futbollit.

Njëri prej tyre është edhe Granit Xhaka, i cili është treguar i madh me rastin e Bytyqit.

Futbollisti nga Kosova është detyruar ta lërë futbollin pa dëshirën e tij në moshën më të mirë, atë 22-vjeçare, pasi pas një kontrolli u konstatua se ai kishte probleme kardiake.

Bytyqi kishte kardiomyapti në zemër, që do të thotë se një muskul i zemrës ishte zgjeruar, duke krijuar dëmtime funksionale të zemrës.

“Është për të të ardhur keq që në moshë kaq të re ta lësh futbollin pa dëshirën tënde, por shëndeti është në radhë të parë. Bëhu i fortë vëlla”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Bytyqi ishte pjesë e Manchester Cityt, i huazuar në Holandë, si dhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. /Zëri/