19. Juli 2019

Xhensila Myrtezaj falënderon vjehrrën për 8 mars: Faleminderit që me dhe djalin dhe ngrohtësinë që kisha shpresuar

Sot (e premte) në mbarë botën është kremtuar Festa e 8 marsit, e njohur ndryshe edhe si “Dita e Gruas”.

Kjo festë ishte më e veçantë këtë vit për një nga këngëtaret e estradës, e cila për herë të parë e festoi 8 marsin si nënë.

Ajo zgjodhi që në rrjetin social Instagram të publikojë disa fotografi, ku shfaqet duke pozuar me nënën e saj, ndërsa shkruan në mbishkrimin e saj një urim të përzemërt për të.

“Mam, të kam uruar gjithmonë për 8-Marsin. Por nuk e kam pasur ndjesinë kurrë sa sot. Të jesh Nënë, e shenjtë si ty, si ju. Mam, urime shpirt, dhimbja dhe loti im. Krahët dhe përqafimi im, prehri im dhe supi ku jam mbështetur për herë të parë. Faleminderit Mam, për gjithçka”, ka shkruar Myrtezaj në Instagram.

Tutje, ajo bën e falënderon vjehrrën e saj që në jetë i ka dhuruar një person si Besi, për të cilin ka ëndërruar gjithmonë.

Faleminderit mami i Besit, Shpresa, më dhe djalin dhe ngrohtësinë që kisha shpresuar gjithë jetën. Përqafime dhe gëzuar për të gjitha nënat”, përfundon shkrimin e saj këngëtarja nga Shqipëria, duke bërë kështu një urim edhe për vjehrrën e saj.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë më 12 korrik të vitit 2018, teksa mirëpritën në jetën e tyre një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka